Drita barazon me Omonian, edhe këtë herë pa fitore në shtëpi

FC Drita nuk arriti të marrë fitoren e parë në fazën e grupeve të Conference League, ndonëse e nisi ndeshjen mbarë ndaj skuadrës qipriote Omonia Nicosia.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me rezultat 1:1.

Skuadra gjilanase kaloi në epërsi që në minutën e 11-të, pas një kombinimi të bukur nga goditja e këndit, ku Arb Manaj shënoi me kokë pas asistimit të Besnik Krasniqit.


Por kur pritej që Drita të mbyllte pjesën e parë në avantazh, në minutën e fundit të saj, Giannis Masouras barazoi shifrat për Omonian.

Në pjesën e dytë, Drita krijoi disa raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojë, ndërsa edhe mysafirët patën disa tentativa serioze drejt portës së malokutt.


Pas dy ndeshjeve në grup, Drita numëron dy pikë, ndërkohë që do të kërkojë fitoren e parë në ndeshjet e radhës për të mbajtur gjallë shpresat në Evropë.

 

Shpërndaj me të tjerët