Hyseni: Shkolla e Mjekësisë, investim 3.3 milionë euro për arsimin modern në Gjilan

 

Në vazhdën e prezantimeve dhe inspektimeve të projekteve të Komunës, kryetari Alban Hyseni këtë herë ka ndarë me ndjekësit e tij vizitën dhe inspektimin e punimeve në Shkollën e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.

Punimet për këtë objekt modern, me një investim prej 3.3 milionë eurosh, po ecin me intensitet dhe pritet të ofrojnë kushte të shkëlqyera për nxënësit e mjekësisë, duke u pajisur me të gjitha standardet bashkëkohore për procesin mësimor dhe praktik.

Gurthemeli i shkollës u vu më 1 korrik 2025 në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ndërsa kryetari Hyseni ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga kantieri, me mbishkrimin: “Mirëmëngjesi nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë”.

Ky projekt është pjesë e vizitave dhe prezantimeve të vazhdueshme të kryetarit për të mbajtur qytetarët të informuar mbi progresin e investimeve publike dhe zhvillimet në infrastrukturën arsimore.

 

Shpërndaj me të tjerët