Drita me dy boksierë në turneun e hapur në Prishtinë

Edhe përkundër vështirësive me të cilat është përballur kohëve të fundit, Klubi i Boksit “Drita” nga Gjilani do të marrë pjesë në turneun e hapur të boksit që do të zhvillohet këtë të shtunë në Prishtinë, nën organizimin e KB “Ceil Active”.

Trajneri i klubit gjilanas, Musli Zymberi, ka konfirmuar se ekipi do të përfaqësohet me dy garues të rinj.
“Ne marrim pjesë me dy bokserë: Melik Sylejmani në grupmoshën 15–16 vjeç dhe Aris Halimi në grupmoshën 17–18 vjeç. Turneu mbahet në Pallatin e Rinisë ‘Adem Jashari’, me fillim nga ora 14:00,” ka deklaruar Zymberi.

Ai është shprehur optimist se të dy sportistët do të paraqiten denjësisht dhe mund të rikthehen në Gjilan me fitore.

Organizator i këtij turneu është Klubi i Boksit “Ceil Active” nga Prishtina, nën drejtimin e trajnerit Gazmend Gashi.

Shpërndaj me të tjerët