Satirike – KRAVATA
Nga Sevdail Hyseni
Njoh disa njerëz mësuar me kravatë,
Të lidhur rreth qafe, fort, ditë e natë.
Dikur i nderonin me epitetin “zotëri”,
Sot s’u bën mall as grave në shtëpi.
Disa prej tyre – e them pa pikë zori,
Askush s’i nderon, lumi seç i mori.
Humbën privilegjet, s’kanë pozicion,
Tani dhe kravata në qafë u rëndon.
I shihnin me sy si njerëz me “kulturë”,
Me këpucë të lustruara, sikur në maturë.
Me nder s’u ofron më kush kafe në bufe,
Veç faturat e rrymës – posi fletërrufe!
Daljen në pension e marrin si ngushëllim,
Siç thoshte Naimi – me pak mallëngjim:
Kur vjen pleqëria, s’të do as biri, as bija,
Edhe qeni, kur të sheh, ulet n’bisht e të lehë.
Kështu, kravata që dje i bënte “zotëri”,
Tani i shtrëngon për fyti me nostalgji.
Nga kjo humoreskë del një si mësim:
Kotësia e njeriut s’ka as fund, as fillim!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)

