MOTI / Ndryshime të shpejta të motit këtë vikend, ja çka po na pret

Fundjava e parë e qershorit do të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm, ku rrezet e diellit do t’ua lëshojnë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Sipas parashikimeve për datat 6 dhe 7 qershor 2026, dita e shtunë do të fillojë me diell, por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat për të shtunën do të lëvizin nga 10 deri në 14°C ato minimalet, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 25-28°C. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

Të dielën parashihet mot kryesisht i vranët por me intervale me diell, ku vende-vende priten edhe riga të shkurtra shiu.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë, ku ato minimalet do të jenë 10-13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të prekin vlerat prej 24-27°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s.

Për shkak të indeksit të lartë UV, gjatë intervaleve me diell rekomandohet shmangen e ekspozimit në diell nga ora 10:00 deri në 16:00, si dhe këshillohet kujdes i shtuar të shtunën pasdite për shkak të shkarkimeve elektrike.

 

Shpërndaj me të tjerët