Kryetari Hyseni e vlereson ish-trajnerin e tij, Agron Kurtalani, sinonimin e basketbollit gjilanas

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni , i cili në rininë e tij është  marrë me basketboll, ka vlerësuar trajnerin e tij të parë, Agron Kurtalanin , si një figurë të rëndësishme të sportit gjilanas.

“Pas një kohe të gjatë e takova    trajnern e fëmijërisë  sime dhe të shumë të basketbollistëve të qytetit tonë, z. Agron Kurtalani, të cilit me emocion të veçantë i ndava mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimin e sportit gjilanas’, ka shkruar Hyseni..

Trajneri dhe ish-basketbollisti Legjendar Agron Kurtalani është pensionuar dje në moshën  65-vjeçare , duke lënë pas një të dhënë të theksuar  në edukimin sportiv të gjeneratave të ndryshme në Gjilan.

 

Shpërndaj me të tjerët