Në mbledhjen e 70-të të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) , u miratua raporti i Listës Votuese për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarët e komunave.
Sipas rezultateve preliminare, balotazhi do të jetë në 18 komuna të vendit : Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Raundi i dytë i zgjedhjes do të mbahet më 9 nëntor 2025 .
Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë proces do të shtypen 1,158,015 flevotime , që rreth 16 për qind pak se numri i përgjithshëm i tyre më të drejtë vote në këtë raund.
Ky numër përfshin fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, personat me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë votimin me postë .
