Edhe përkundër që kaluan në avantazh në minutat e 69, Gjilani nuk arriti të marrë tri pikë të plota nga Suhareka.
Ndeshja e javës së dhjetë ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit përfundoi me rezultatin 1-1.
Edi Basha shënoi në minutën e 69-të për Gjilanin, pas një asistimi nga Prapashtica, me prekjen e parë të topit që iu desh të përfshihej në lojë, edhe pse një pozicion jo i favorshëm.
Xhovani i Ballkanit barazoi rezultatin në minutat e 3 -të të shtesës së lojës, pas një asistimi të Almir Kryeziut.
Kjo ishte ndeshja e dytë me Debatik Currin në stol, dhe pavarësisht Gjilanit që udhëhoqi për më shumë se 20 minuta dhe bëri ndryshime në mbrojtje për të ruajtur epërsinë, në fund Ballkani ia doli të barazojë.
Një aspekt pozitiv se Gjilani ka filluar të marrë ritmin dhe të performojë më mirë, duke treguar potencial dhe cilësi të lartë.
Sa për koincidencë, edhe ndeshja e parë e kampionatit ndërmjet këtyre dy skuadrave në Gjilan kishte përfunduar me të njëjtat shifra, 1-1.

