Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani shkëlqen në turneun “Zahir Pajaziti” me gjashtë medalje

Klubi i Karatesë “As” nga Gjilani, nën drejtimin e trajnerit Alban Beqiri, ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Zahir Pajaziti”, i cili u mbajt  në Prishtinë.

Në këtë garë me pjesëmarrje të gjerë nga klube vendore dhe të huaja, karateistët gjilanas arritën të fitojnë gjashtë medalje, katër të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Fituesit janë: Kiara Beqiri, medalje e artë në Kumite dhe medalje e bronztë në Kata,  Alnisa Miftari, dy medalje të arta, një në Kata dhe një në Kumite, Bora Gagica, medalje e artë në Kata, Kan Bunjaku, medalje e bronztë në Kata.

Trajneri Alban Beqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e garuesve, duke theksuar se këto rezultate janë fryt i punës së përditshme dhe disiplinës së lartë të sportistëve të rinj.

“Jam shumë krenar për paraqitjen e ekipit. Çdo medalje është meritë e përkushtimit të tyre dhe e mbështetjes së prindërve. Klubi ‘As’ do të vazhdojë të punojë për rezultate edhe më të mëdha,”  ka deklaruar Beqiri.

Ky është një tjetër sukses që dëshmon progresin e vazhdueshëm të Klubit “As”, i cili po afirmohet gjithnjë e më shumë në skenën e karatesë kosovare dhe ndërkombëtare.

 

Shpërndaj me të tjerët