Volejboll: Drita e pandalshme, fitorja e gjashtë radhazi!

 

Ekipi i meshkujve  të KV Drita ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në këtë edicion garash, duke mposhtur Skënderbeun me rezultat bindës 3:1 në sete.

Edhe në këtë përballje, volejbollistët gjilanas treguan forcë, disiplinë dhe shpirt gare , duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Një dominim total në çdo set dhe një veçori e shkëlqyer e lojës së rezultateve të mira që po karakterizojnë këtë skuadër në këtë  sezon.

Ekipi KV Drita nuk njeh rival, brenda apo jashtë fushe.

Me gjashtë fitore radhazi , skuadra vazhdon të tregojë dominim dhe të shfaqë forcën e madhe në çdo ndeshje.

Një ekip më se konkurrues, i vendosur ndër kryesoret për titullin kampion këtë sezon

Drita po hyn në çdo ndeshje për fitore dhe lavdi,  duke bërë krenarë drejtuesit, tifozët dhe gjithë qytetin e tyre me pamjen e Gjilanit të saj të gjithë energjinë në fushë

 

Shpërndaj me të tjerët