Fisnik Asllani në radarin e klubeve të mëdha evropiane

 

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po tregon një formë të lartë  këtë stinor, duke shënuar 5 gola dhe 1 asist në 9 ndeshjet e para.

Performanca e tij ka tërhequr interesim të madh nga shumë klube evropiane.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka shfaqur interes konkret për Asllanin, ndërsa së fundi edhe Bayern Munich e ka futur sulmuesin në listën e transferimeve të verës së ardhshme.

Klubi bavarez e sheh Asllanin si një zëvendësues të mundshëm për Harry Kane, dhe raportohet se është informuar për klauzolën e tij të madhe.

Analistët e sportit parashikojnë se transferimi i Asllanit drejt një ekipi të madh evropian gjatë verës së parë duket i mundshëm, duke pasur parasysh formën  e lartë që po tregon.

Asllani kishte shënuar gjithashtu gol për Kosovën në ndeshjen ndaj Suedisë në Geteborg,  që përfundoi me fitore minimale 1:0 për Kosovën.

 

Shpërndaj me të tjerët