Nënkoloneli Kapelani Walls nga KFOR-i amerikan dhe zëvendëskomandanti i LMT-së, rreshter major Resit Karatas nga KFOR-i turk, kanë vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, ku janë pritur nga kryetari i këshillit, Naim Aliu.
Gjatë takimit, kryetari Aliu ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për punën dhe angazhimin e tyre në sferën e sigurisë, si dhe për kontributin e dhënë në organizimin e jetës fetare brenda kampit “Bondsteel”.
Ai gjithashtu ka vlerësuar roli e LMT-së në mbështetjen e sigurisë së qytetarëve të Kosovës në përgjithësi dhe të regjionit të Gjilanit në veçanti.
Musafirët janë informuar për organizimin e jetës fetare në komunën e Gjilanit dhe për angazhimin e Bashkësisë Islame në kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, si një nga shtyllat themelore të fesë islame.

