Zhvillimi i qytetit vjen përmes punës dhe përkushtimit të tyre
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë ditës së sotme ka ndarë kohën për t’u takuar me disa nga bizneset vendore, me qëllim që të dëgjojë nga afër sfidat, nevojat dhe planet e tyre zhvillimore.
Në mesin e bizneseve që vizitoi ishin TEUTA M, GLOBI, EL BAU, Bejta Commerce dhe Tali & Zuka, të cilat po kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Kryetari Hyseni vlerësoi përkushtimin e tyre, duke theksuar se Gjilani po zhvillohet çdo ditë e më shumë falë punës dhe profesionalizmit të bizneseve vendore, që janë shtylla kryesore e ekonomisë lokale dhe partnere në proceset zhvillimore të komunës.

