Fitore e madhe e Dritës në volejboll, triumf bindës ndaj Prishtinës
Ekipi i volejbollit Drita (meshkuj) ka shënuar një fitore të madhe sonte në Kamenicë, duke treguar forcë, bashkim dhe shpirt të vërtetë garues. Djemtë gjilanas triumfuan bindshëm ndaj KV Prishtina me rezultat të pastër 3-0 në sete, duke dhuruar një ndeshje të shkëlqyer për të gjithë adhuruesit e sportit.
Çdo set, çdo pikë dhe çdo top i prekur ishin dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme të ekipit dhe stafit teknik. Kjo fitore u vlerësua si shpërblim i besimit dhe dashurisë për ngjyrat kaltër e bardhë.
Suksese pati edhe ekipi i junioreve të Dritës, të cilat mposhtën moshatarët e Prishtinës me rezultat 2-0 në sete, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të klubit në të gjitha grupmoshat.
Nga klubi u shprehën falënderime të veçanta për tifozët, të cilët edhe këtë herë dhanë mbështetje të jashtëzakonshme:
“Ju jeni fuqia jonë më e madhe!” thuhet në njoftimin e Dritës.


