Pas humbjes në xhiron e kaluar, skuadra e Dritës është rikthyer menjëherë te rezultatet pozitive, duke shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Fushë Kosovës.
Në kuadër të javës së 9-të të Superligës A në volejboll (konkurenca e femrave), KV Drita ka triumfuar me rezultat të pastër 3:0 në sete.
Vashat e KV Fushë Kosovës nuk arritën të jenë konkurrentë seriozë përgjatë gjithë takimit, ndërsa vashat/ e Dritës kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, duke mos e vënë në pikëpyetje fitoren në asnjë moment.
Ky dominim u reflektua qartë edhe në rezultatin e secilit set: 16:25; 16:25; 22:25
Me këtë triumf, KV Drita konfirmon formën e shkëlqyer këtë edicion garues, duke regjistruar fitoren e tetë krahas vetëm një disfate në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, çka e mban në krye të luftës për pozitat e larta në tabelë./dita24h/
