Sport Club Gjilani ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e gjeneratës U19, Bers Ramadani.
Ndërprerja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme, pas kërkesës së vetë trajnerit Ramadani.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi gjilanas ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë nga Ramadani përgjatë periudhës sa drejtoi të rinjtë e skuadrës, duke ndihmuar në zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Nga SC Gjilani bëjnë të ditur se ndarja është realizuar me mirëkuptim e respekt të ndërsjellë, ndërsa i kanë uruar trajnerit Bers Ramadani suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive./dita24h/
