Alban Hyseni voton në Gjilan: “Dilni masivisht, kjo është festë e demokracisë”
Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëshortja Gafurja dhe dy vajzat e tij, ka hedhur votën në vendvotimin e tij në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.
“Mirëmëngjes të dashur qytetarë,
Unë dhe Gafurja sapo shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar për të ardhmen e qytetit tonë.
Ju ftoj të dilni masivisht dhe të merrni pjesë në këtë ditë feste për demokracinë,” ka deklaruar Hyseni pas votimit.
