Arbër Ismajli voton për zgjedhjet lokale në Gjilan
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK, Arbër Ismajli, së bashku me bashkëshorten dhe djalin, mori pjesë në procesin zgjedhor duke ushtruar të drejtën e tij qytetare.
Në një mesazh për qytetarët, Ismajli theksoi rëndësinë e votës si një e drejtë dhe përgjegjësi themelore, duke ftuar të gjithë që të ushtrojnë këtë të drejtë me qetësi dhe respekt.
Ai shtoi se vota është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e përbashkët të qytetit dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe bashkimin e komunitetit.
