Republika Demokratike e Kongos ka ndezur ethet e futbollit me një premtim të pabesueshëm nga presidenti Feliks Tshisekedi: nga 1 milion dollar për secilin lojtar, nëse kombëtarja arrin të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Kjo premi rekord ka motivuar futbollistët përpara përballjeve vendimtare me Kamerunin dhe më pas me fituesin e ndeshjes Nigeri–Gabon.
Takimi me Kamerunin zhvillohet nesër në orën 20:00, në stadium neutral, dhe motivimi në kampin kongolez është në nivelin më të lartë pas këtij premtimi spektakolar nga qeveria.

