Carabinierët italianë ndihmojnë familjet në nevojë në Gjilan

 

Më datë 12 nëntor 2025, Carabinierët italianë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan, kanë dhuruar pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë.
Ky gjest humanitar vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes misionit italian dhe institucioneve lokale, me qëllim mbështetjen e shtresave më të ndjeshme të shoqërisë.
Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Gjilan falënderon Carabinierët italianë për kontributin dhe solidaritetin e tyre, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi humanitar.

 

 

Shpërndaj me të tjerët