Të dielën, më 8 nëntor, në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, një proces i një rëndësie jetike për të ardhmen e komunitetit shqiptar në rajon.
Në prag të këtij procesi, është bërë thirrje që banorët e dëbuar të marrin pjesë masivisht në votim, për të siguruar një përfaqësim sa më profesional dhe gjithëpërfshirës në këtë organ.
Këshilli Kombëtar luan një rol kyç në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave kulturore, arsimore dhe identitare të shqiptarëve të Kosovës Lindore./dita24h/
