Një pikturë abstrakte e punuar me pasion nga artisja Arbnora Nasufi po del në ankand humanitar.
Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për renovimin e shtëpisë së Nënës Fetije dhe tre jetimëve që jetojnë në kushte të vështira.
Kjo është bërë e ditur nga Shoqatën “Islamic Relief Kosova
Çdo ngjyrë e kësaj vepre reflekton dashuri, kujdes dhe shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.
Ftohen të gjithë dashamirët e artit dhe humanitetit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë për mirëqenien e jetimëve.
Piktura ka dimensione 70×90 cm, e punuar me teksturë /3D, kurse afati i ankandit është deri më 15 nëntor 2025, ora 16:00


