Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjilan ka zhvilluar sot një aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.
Aktiviteti u mbajt para objektit të QKMF-së, ku grupi i edukimit shëndetësor kreu matjen e nivelit të glikemisë për qytetarët dhe ofroi këshilla profesionale lidhur me diabetin, faktorët e rrezikut, si dhe mënyrat e parandalimit dhe menaxhimit të kësaj sëmundjeje.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF-së dhe kishte për qëllim informimin e komunitetit për rëndësinë e kontrollit të rregullt, ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe depistimit të hershëm.
Organizimi kontribuon në rritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e praktikave të shëndetshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe komplikimeve që sjell ai.


