Sot, gjatë gjithë ditës, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të shmangur dëmet nga reshjet e shiut, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente.
Reshjet e intensitetit të lartë në Komunën e Gjilanit kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi në disa zona është rritur niveli i ujit dhe ka rrezik nga dalja e lumenjve.
Po ashtu, drejtoria kërkon që të evitohen rrugët: Malishevë – Gjilan dhe anasjelltas, Livoçi i Poshtëm dhe Livoçi i Epërm, Rruga qarkore, Rruga “Enver Miftari”.
Të gjitha zonat ku niveli i ujit është rritur përreth lumenjve Qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugët alternative derisa situata të stabilizohet.
Për çdo rast emergjent, Komuna e Gjilanit u bën thirrje qytetarëve të kontaktojnë Qendrën 112.
