Kosova ndal Zvicrën në Prishtinë, sytë nga play off-i

 

Kosova ka regjistruar një tjetër paraqitje dinjitoze në kualifikueset e Botërorit, duke barazuar 1–1 me kryesuesit e grupit, Zvicrën, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. “Helvetët” kaluan në epërsi në “Fadil Vokrri” me golin e Vargasit në minutën e 47-të, por Florent Muslija u përgjigj në mënyrë fantastike, duke realizuar një gol të bukur që i siguroi një pikë të merituar “Dardanëve”.

Edhe pse rezultati vlen vetëm për statistikë, përfaqësuesja e drejtuar nga Franko Foda tashmë futet me besim dhe ambicie “all in” në fazën “play off”, ku do të kërkojë një kualifikim historik për Botërorin 2026.

 

Shpërndaj me të tjerët