Pas suksesit historik dhe kualifikimit për herë të parë në play-off të Botërorit 2026, Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në fazën vendimtare.
Duke u renditur në vazon e 3-të, Kosova mund të përballet me njërën nga këto kombëtare të forta evropiane: Polonia, Uellsi, Çekia ose Sllovakia.
Shorti do të hidhet të enjten, ku do të përcaktohet edhe se cila prej skuadrave do ta ketë epërsinë e fushës në finalen e play-off-it.
Ndeshjet gjysmëfinale të play-off-it do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet që vendosin biletat për Botëror janë planifikuar më 31 mars.

