Kosova ka marrë një short të mirë për ndeshjet e play-off-it drejt Botërorit 2026.
Në gjysmëfinale, Dardanët do të përballen me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria do të luajë kundër Polonisë.
Nëse Kosova kalon Sllovakinë, në finale do të ballafaqohet me fituesin e sfidës ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.
Lajmi më i mirë, finalja e play-off-it do të luhet në Prishtinë, çka i jep Kosovës një avantazh të madh.
Sa i përket Shqipërisë, në rast fitoreje ndaj Polonisë, kuqezinjtë do të ndeshen me fituesin ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë.
Megjithatë, pavarësisht rezultateve, Shqipëria finalen e mundshme do ta luajë jashtë vendit, pasi shorti kështu ka caktuar.
Gjysmëfinalet e play-off-it zhvillohen më 26 mars 2026, ndërsa finalet pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026.

