Nga Driton LATIFI
Sot, me shortin e play-offit me sllovakët sigurisht se ma shumë mendojnë ata për neve se na për ta.
Kosova me play-off ka arritur më shumë se çfarë është ëndërruar, pra s’ka frikë, s’ka panik… thjeshtë paraqitje pa presion, por sa mund të arrihet kjo, me Fodan po, unë besoj.
Veç teknikut gjerman, më shumë besoj te djemtë e tanë që janë prej çeliku…
Djema deri këtu na keni dërguar pa pritur e pa kujtuar e vetëm pse ju keni besuar, ju tashmë jeni fitues, sepse e gjithë bota po fol për vendin tonë kjo është një fitore më e madhe që s’ka të paguar.
Shpresoj se në mars të kemi të gjithë djemtë më të mirë, sepse Sllovakia nuk është e pakalueshme ajo sigurisht se mendon më shumë për ne, se ne që mendojmë për ta.
Kjo fazë është kur ndahet rruga ndërmjet djemve e burrave dhe ju tashmë jeni burra, të pjekur madje…
Në vrapimin e parafundit nuk ka limit, s’ka ndalje, s’ka pushim, çdo garë kërkon sakrificë dhe ju tashmë jeni kalitë për këtë punë…
Për këtë na e kanë lënë amanet të gjithë ata që e lanë shpirtin për këtë vend, ata që dhanë çdo gjë, që ju më të mirët të merrni mbi supe përgjegjësinë që e përballoni me nder e krenari, kuptojeni ju jeni të përzgjedhurit që mund te shtyni limitet…
Etërit tanë kanë lënë një amanet se ky vend do të bëhet dhe ju po e bëni në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për lojën e dytë mendojmë vetëm pas 26 marsit, sepse ndeshjet merren një nga një…
Unë besoj në Dardanët tanë…
(Autori ka një përvojë të gjatë në gazetarinë sportive dhe ka punuar si redaktor sporti në disa media të përditshme dhe platforma online)

