Majori turk viziton QKMF-në në Gjilan, diskutohet bashkëpunimi dhe koordinimi institucional
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) në Gjilan u mirëprit në vizitë Majori Rahmi Yıldırım me stafin e tij, me rastin e fillimit të detyrës si komandant i Njësisë së LMT për rajonin e Gjilanit.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe për koordinimin sa më efikas me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në Gjilan, dr. Basri Kamberi, i cili i ka uruar majorit Yıldırım suksese në detyrën e re.
