U hodh shorti i Kupës së Kosovës: Gjilani dhe Drita me kundërshtarë nga Liga e Parë

Është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, ku të dy skuadrat gjilanase kanë mësuar kundërshtarët e raundit të radhës.

Njëra do të luajë si nikoqir, ndërsa tjetra si mysafir, përballë ekipeve që garojnë në Ligën e Parë të Kosovës.

Gjilani do të jetë nikoqir i Istogut, ndërsa Drita do të udhëtojë në Pejë për t’u përballur me Besën.

Istogu aktualisht gjendet në pozitën e 12-të të Ligës së Parë me 18 pikë pas 18 ndeshjesh.

Ndërkohë, Besa e Pejës mban pozitën e fundit me vetëm 8 pikë nga po aq ndeshje.

Bazuar në formën dhe pozicionet e kundërshtarëve, pritet që të dy skuadrat gjilanase ta kalojnë me sukses këtë fazë të garës.

Ndryshe, Prishtina është fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës.

Çiftet:
• Gjilani – Istogu
• Besa – Drita

Shpërndaj me të tjerët