Të gjithë lexuesve dhe ndjekësve të portalit dita24h.com ju urojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar.
Kjo ditë është kujtesa jonë e përbashkët, është zëri i gjeneratave që sakrifikuan për lirinë, identitetin dhe dinjitetin tonë.
28 Nëntori nuk është vetëm një datë në kalendar, është drita që na bashkon, është krenaria që valëvitet në zemrat tona sa herë shohim flamurin kuqezi të ngrihet lart.
Gëzuar këtë festë të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë!

