Vikendi do të shënohet nga mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët.
Të shtunën priten riga shiu të përziera me borë, ndërsa në viset e larta reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga –2°C deri në 3°C dhe do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi.
Në vend mbetet aktiv paralajmërimi për borë dhe akull, ndaj kërkohet kujdes në trafik. Të dielën do të mbajë mot i vranët, me temperatura nga –1°C deri në 5°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.
