Si funksionon buxheti komunal? Përshkrimi i shkurtër i ekonomistit Avdyl Kastratit
Ekonomisti Avdyl Kastrati ka shpjeguar në mënyrë të thjeshtë dhe profesionale mënyrën se si funksionon buxheti komunal, duke u bazuar në ligjet përkatëse dhe nenet që përcaktojnë procedurat financiare të komunave.
Ai thekson se informimi i drejtë i publikut është thelbësor, pasi “zgjedhjet vijnë e shkojnë, por jeta vazhdon me shkolla, çerdhe, shërbime dhe punë të mira për qytetarin”.
Sipas Kastratit, buxheti komunal përbëhet nga dy burime kryesore:
Grantet qeveritare + të hyrat vetanake (Ligji 03/L-049, nenet 8–10).
Grantet ndahen sipas popullsisë dhe formulave të përcaktuara (Ligji 03/L-049, nenet 19–22)
Procesi buxhetor zhvillohet sipas këtyre hapave:
Në prill, Ministria e Financave dërgon Qarkoren Buxhetore me tavanet dhe udhëzimet për planifikim (Ligji 03/L-048, nenet 20–22) Komuna harton projekt-buxhetin, mban konsultime publike dhe e dorëzon në Kuvendin Komunal më 1 shtator (Ligji 03/L-048, nenet 23–25; Ligji 03/L-040, neni 68)
Në rast vonesash, zbatohen shpenzimet e përkohshme “1/12” (Ligji 03/L-048, neni 27)
Të hyrat vetanake të pashpenzuara bartën me vendim të Kuvendit dhe autorizim nga MF, sipas procedurave të Thesarit dhe parimit të autonomisë komunale (Ligji 03/L-049)
Avdyl Kastrati, kandidat i Vetëvendosjes për këshilltar komunal në Gjilan në këto zgjedhje, është vlerësuar si një prej befasive të listës, duke marrë 559 vota.
Ai njihet si ekonomist i dëshmuar, profesional, korrekt dhe i përkushtuar në detyrat ku ka shërbyer deri tani.
