Sot, në kuadër të edicionit të 16-të të “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”, Ars Clubi “Beqir Musliu” ka prezantuar shkrimtaren e njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare, Rita Petro.
Petro, e lindur më 13 mars 1962 në Tiranë, ka studiuar Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe filozofi e kulturë greke në Universitetin e Athinës.
Ajo ka punuar si redaktore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më pas ka bashkëthemeluar shtëpinë botuese ALBAS, e njohur për botime shkollore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.
Gjatë karrierës ka botuar poezia dhe roman, disa prej tyre të përkthyera në gjuhë të ndryshme.
Për veprat e saj ka marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa është përfaqësuese e Shqipërisë për Çmimin Europian 2024.

