Prof. Pajtim Vela nga Gjilani boton studim në revistë prestigjioze ndërkombëtare

 

Prof. Dr. Pajtim Vela, ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij akademike.

Pas doktorimit në fushën e shkencave të teknologjisë, ai ka njoftuar botimin e një artikulli të ri shkencor në një revistë prestigjioze ndërkombëtare.

Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale, prof. Vela ka bërë të ditur se studimi i tij me titull “Implementation of IoT-Based Air Quality Monitoring Stations in Educational Institutions” është botuar në një revistë të indeksuar në databaza të njohura si Web of Science, Scopus, CrossRef, EBSCO, ERIH PLUS, Google Scholar, CEEOL, TIB Germany dhe shumë të tjera.

Ky punim paraqet angazhimin e tij shumëvjeçar në fushat e teknologjisë IoT, programimit, data mining, zhvillimit të aplikacioneve web e mobile, si dhe përdorimit të sensorëve për zgjidhje praktike.

Studimi fokusohet në zbatimin e këtyre teknologjive në institucionet arsimore për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për komunitetin.

“Rruga e dijes vazhdon… stay tuned”, përfundon prof. Vela në njoftimin e tij.

Shpërndaj me të tjerët