Universiteti “Kadri Zeka” ka qenë i përfaqësuar në festivalin ndërkombëtar DIGEAT, që u mbajt në Lecce të Italisë, me ftesë nga Komuna e Lecces, Universiteti i Salentos dhe Rrjeti i Juristëve Italianë.
Përfaqësuesi i UKZ-së ishte folës kryesor në dy panele të rëndësishme të këtij eventi akademik.
Në panelin e parë, me pjesëmarrës nga disa shtete, u prezantua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë, duke u ndalur te projektet e suksesshme të UKZ-së si EDUFAIR, DELTA dhe GreenWB, të cilat kanë kontribuar në ndërkombëtarizimin dhe avancimin institucional të universitetit.
Në panelin e dytë, me ekspertë nga Evropa dhe Amerika Latine, u diskutua për sfidat e integritetit akademik në Kosovë dhe rajon, duke u theksuar nevoja për përmirësim të kuadrit ligjor dhe për qasje më të strukturuar në ruajtjen e standardeve akademike. U ndanë gjithashtu përvoja dhe praktika që kërkojnë avancim në institucionet e arsimit të lartë.
Gjatë qëndrimit në Itali, përfaqësuesi i UKZ-së dha edhe një intervistë për një televizion italian, duke theksuar rolin e universitetit në arenën akademike evropiane dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në ngjarje të tilla ndërkombëtare.
Kjo prezantim konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të UKZ-së, duke forcuar bashkëpunimet dhe rritur prezencën e tij në skenën akademike globale.
