Kujtesë historike e futbollit: Arben Zeqiri rikujton yjet e dekadës para çlirimit

 

Arben Zeqiri, ish–futbollist dhe një nga mesfushorët më të mirë të kohës së tij në futbollin kosovar, ka ndarë në profilin e tij një kujtim të rëndësishëm nga vitet e fundit të dekadës para çlirimit të Kosovës, duke rikujtuar figurat që lanë gjurmë në futbollin e atëhershëm.

Zeqiri ka theksuar se Selajdin Jerliu,  i njohur me nofkën Coli,  në vitin 1997 ishte shpallur lojtari i dytë më i mirë në Kosovë, sipas votimit të trajnerëve, kapitenëve të ekipeve dhe gazetarëve sportivë.

Tre futbollistët më të votuar atë vit ishin: Jeton Qubreli,  futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 1997, Selajdin Jerliu (Coli), i dyti më i votuari  dhe Eroll Salihu,  i treti më i votuari.

Jerliu, qendërmbrojtësi gjilanas i njohur për stilin e tij të fortë dhe të pastër loje, kishte shënuar një arritje të rëndësishme edhe më herët: në vitin 1987, ai ishte shpallur lojtari më i mirë në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë, një sukses i rrallë për futbollistët shqiptarë të asaj kohe.

Sipas njohësve të futbollit, Coli konsiderohet ende si një nga futbollistët më të mirë që ka pasur Gjilani dhe gjithë futbolli kosovar, figurë që ka lënë histori në fushë dhe në kujtesën e sportdashësve.

 

Shpërndaj me të tjerët