Më 10 dhjetor inaugurohet përbërja e re e Kuvendit Komunal të Gjilanit

 

Kryetari i Gjilanit dhe këshilltarët komunalë japin betimin më 10 dhjetor

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe për anëtarët e Kuvendit Komunal, kryetari i zgjedhur Alban Hyseni ka ftuar këshilltarët e rinj për dhënien e betimit.

Seanca inauguruese e Kuvendit Komunal dhe e kryetarit të Komunës së Gjilanit do të mbahet më 10 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

Në këtë mbledhje solemne, kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale do ta japin betimin, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri.

Seanca do të udhëhiqet nga anëtari më i vjetër, Isa Agushi.

 

 

Shpërndaj me të tjerët