Skuadrat gjilanase Drita dhe Gjilani kanë kaluar me sukses në rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, pasi shënuan fitore në ndeshjet e ditës së sotme.
Gjilani triumfoi me rezultat 2:1 ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Istogut.
Golat për bardhekuqtë i shënuan Agan Spahiqi nga penalltia dhe Olton Bilalli, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin.
Ndërsa kampioni aktual, Drita, ka treguar forcë në transfertë duke mposhtur Besën e Pejës me rezultat të thellë 3:0.
Golashënues për gjilanasit ishin Blerim Krasniqi, i cili realizoi dy gola, dhe Mike Arthur, që shënoi golin e tretë.
Drita dhe Gjilani kështu sigurojnë pa vështirësi kalimin në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.

