Kosova, nëse do të kualifikohet, atëherë do të luajë në Grupin D, aty ku bënë pjesë një nga vendet organizatore, SHBA-ja, Australia dhe Paraguai.
Shqipëria nëse arrin të kualifikohet në Botëror pas dy ndeshjeve të play off në mars do të jetë në grupin F, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Çmimi i parë për Paqen i FIFA-s, i cili nderon çdo vit ata që kanë promovuar “veprime të jashtëzakonshme për paqen dhe duke vepruar kështu kanë bashkuar njerëz në mbarë botën”, i ka shkuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump: “Ky çmim është një nga vlerësimet më të mëdha të jetës sime. Bota është një vend më i sigurt tani”.
Grupi i “Ferrit” mund të konsiderohet Grupi I, aty ku bëjnë pjesë Franca, Senegali, Norvegjia dhe fituesja e play off-it interkontinental (Bolivia/Surinami/Irak).
Brazili do të ketë gjithashtu një grup të vështirë, ku përballë do të ketë Marokun, Skocinë dhe Haitin.
Kampionët e Botës, Argjentina, është vendosur në Grupin J, ku përballë ka Algjeri, Austri dhe Jordani.
Gjermania është vendosur në Grupin E me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kurasao, ndërsa Italia nëse kualifikohet do të ketë përballë Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin.
Kampionët e Europës së Spanjës gjithashtu janë vendosur në një grup jo shumë të vështirë me Uruguain, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër, ndërsa Anglia është vendosur në grupin e fundit ku do të luajë me Kroacinë, Panamanë dhe Ganën.
GRUPET
Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani
Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)
Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana
Ndeshjet në Grupin D luhen në Kaliforninë Amerikane, Seattle dhe Los Angeles, si dhe në Vankuverin Kanadez.

