Drita nis garën prestigjioze në Tiranë

 

KV Drita, meshkujt nga Gjilani këtë fundjavë nis paraqitjet në edicionin e pestë të Ligës “Gjergj Kastrioti”, një kompeticion prestigjioz ku marrin pjesë katër ekipet më të mira nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Turneu zhvillohet në palestrën “Farkë” në Tiranë dhe skuadra gjilanase do të përballet me dy kundërshtarë të fortë:

Të shtunën: KV Tirana – KV Drita (18:30)

Të dielën: KV Skënderbeu – KV Drita (12:00)

Nga klubi është bërë e ditur se ekipi është i motivuar dhe i përgatitur për këto sfida, duke theksuar se në këtë fazë përballë kanë kundershtarë cilësorë, por jo më të fortë se “zemra, disiplina dhe uniteti i Dritës”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se çdo pikë dhe çdo moment i lojës do të jetë luftë, ndërsa volejbollistët premtojnë angazhim maksimal për klubin, qytetin dhe tifozët e tyre të përkushtuar.

KV Drita i fton të gjithë sportdashësit ta ndjekin këtë fundjavë garuese me besim e pasion, duke theksuar se “aty ku ka zemër, ka fitore”.

 

 

Top of Form

Bottom of Form

 

 

Shpërndaj me të tjerët