SPORT/Drita pëson nga kampioni, Ferizaj vazhdon i pamposhtur

Dritën e priti një humbje tjetër në Superligën A të volejbollit, ku u mposht nga kampioni në fuqi Ferizaj me rezultatin 1-3.

​Pavarësisht rivalitetit të madh në dy setet e para (26:28, 27:25), skuadra e Dritës nuk arriti ta ruajë ritmin në vazhdim të ndeshjes (16:25, 22:25).

Me këtë disfatë, Drita pëson humbjen e katërt në gjashtë ndeshje dhe mbetet me shtatë pikë në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa Ferizaj konfirmon formën e shkëlqyer duke mbetur i pamposhtur me rekord 100%.

Shpërndaj me të tjerët