LDK në Gjilan bën publik emrat e kandidatëve për deputetë

 

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nga e marta ka mbyllur procesin e niminimeve për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ku ka pasur emra kredibilë e të njohur për qytetarët.

Me unitet të plotë të strukturave, rikandidojnë për ulësen e Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, Besim Guda e Valentina Bunjaku-Rexhepi, ndërkaq për herë të parë garës i bashkangjiten Arbër Ismajli, Rexhep Kadriu e Afërdita Balaj-Ajdini.

Kjo listë përfaqësuese e këto personalitete kredibile, janë njerëz të dëshmuar për të mirën e përgjithshme, me integritet personal dhe dinjitet njerëzor, duke qenë garanca e shpresa e gjilanasëve për përfaqësimin më të mirë të interesit të qytetarëve në Kuvendin e Republikës.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhejtorit, Gjilani e ka garën për rikthimin e madh të LDK-së.

Kërkohet nga lidershipi i LDK-së vlerësim për kontribut dhe parimin e meritës, që duhet të jetë kusht për vlerësim para votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, në vigjilje të Vitit të Ri

Ata që nuk kanë vullnet që t’i zgjidhin problemet politike permes bashkëpunimit, duhet të ballafaqohen me qytetarët.

 

Shpërndaj me të tjerët