Gjilani shpërthen ndaj Llapit, fitore e thellë 3:0!

 

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të javës së 16-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje ishte vlerësuar si vendimtare për skuadrën gjilanase, e cila kishte marrë masa të veçanta për ta siguruar fitoren, dhe në fushë e dëshmoi këtë.

Serinë e golave e hapi Sabit Bilalli në minutën e 47-të, duke çuar Gjilanin në epërsi.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Mevlan Avdili realizoi për 2:0.

Në minutën e 87-të, sulmuesi i gjatë Senad Jaroviq, nga afërsia, me të djathtën vulosi fitoren me rezultatin përfundimtar 3:0.

Llapi mbeti me një lojtar më pak qysh në minutën e 8-të, pasi Axel Gnapi  goditi portierin gjilanas Laroshi, duke shkaktuar edhe ndërhyrjen e ambulancës motorike.

Me këtë triumf, Gjilani arrin kuotën e 22 pikëve dhe e kalon Llapin në tabelën e klasifikimit.

 

Shpërndaj me të tjerët