Profesoresha nga Gjilani, Lindita Nuhiu Hyseni, fillon karrierën në universitetin prestigjioz në Mynih
Profesoresha universitare nga Gjilani, Lindita Nuhiu Hyseni, e cila ditë më parë është transferuar në Gjermani, ka nisur zyrtarisht punën në një nga universitetet prestigjioze në qytetin e Mynihut.
Lajmin e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi me ndjekësit e saj, duke treguar emocionet e ditës së parë të ligjërimit.
Në publikimin e saj, ajo ka shkruar:
“Një fillim i mrekullueshëm! Sot mbajta ligjëratën time të parë në modulin #Programming(P) për studentët tanë të #Bachelorit. Me pasion, energji dhe përkushtim akademik, jam e entuziazmuar të mbështes dhe të inspiroj programuesit e së ardhmes në SRH University – Campus #Munich.”
Profesoresha Nuhiu Hyseni prej vitesh njihet për angazhimin e saj akademik në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Gjilan, ndërsa tash po vazhdon karrierën e saj në një institucion ndërkombëtar ku do të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratave të reja të programuesve.
Ky hap shënon një arritje të rëndësishme profesionale dhe një shembull frymëzues për akademikët e rinj nga Kosova.
