Ka ndërruar jetë legjenda e boksit kosovar, Nazif Gashi

 

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e Nazif Gashit, njërit prej figurave më të shquara të sportit kosovar dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit të Prishtinës.

Nazif Gashi, i lindur më 1 tetor 1951 në Mramor të Prishtinës, karrierën e tij e nisi në vitin 1970 te KB “Prishtina”, ku shumë shpejt u dallua për disiplinë, përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm.

Për një dekadë rresht (1970–1980) ai ishte pjesë kyçe e klubit dhe nuk mungoi në asnjë ndeshje, duke u bërë simbol i boksit prishtinas.

Gashi ishte ndër më meritorët për pesë titujt e ish-Jugosllavisë që KB Prishtina fitoi në atë periudhë. Ai u vlerësua gjithmonë nga trajnerët, e legjendari Lah Nimani e konsideronte “xhoker të çdo ndeshjeje”.

Arritjet e tij kryesore:

Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën kolektive (1970–1980)

Reprezentues i ish-Jugosllavisë për katër vite (1974–1978) Fitues i turneut të Beogradit (1974)

Dy herë medalist i artë në “Gongun e Artë” në Shkup (1975, 1976)

Fitues i shumë përballjeve të mëdha, përfshirë kundër kampionëve botërorë Sllobodan Kacar, Marian Benesh dhe Svetomir Bilic

\Selektor i Kosovës (2002–2005)

Pas karrierës si boksier, Gashi punoi si trajner në klubin e Body Building-ut dhe Aerobic-ut në Prishtinë, duke vazhduar të kontribuojë në sport.

Kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar,  një figurë e jashtëzakonshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e boksit kosovar.

 

Shpërndaj me të tjerët