Alban Hyseni, është ribetuar sot në sallën e improvizuar të Kuvendit Komunal, së bashku me asamblistët e rinj që gjithashtu dhanë betimin e tyre.
Pas ceremonisë, kryetari Hyseni u shpreh: “Sot bëmë betimin solemn bashkë me asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë dhe të ardhmen. Betohem se do të vazhdoj t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Gjilanit me besnikëri dhe ndërgjegje. Do të punojmë bashkë, me vizion dhe vendosmëri për të mirën e Gjilanit. Na priftë e mbara!”
Kuvendi Komunal i Gjilanit numëron gjithsej 35 këshilltarë: 33 shqiptarë, një nga komuniteti turk dhe një nga komuniteti serb.
Me këtë akt, Alban Hyseni nis zyrtarisht mandatin e tij të dytë radhazi si kryetar i Komunës së Gjilanit.

