Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, nuk është vetëm politikan, por edhe adhurues i kamotshëm i futbollit dhe njohës i mirë i historisë së sportit kosovar.
Ai ka pritur sot në takim skuadrën kampione të vendit, FC Dritën, e cila ka shkruar histori me kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kurti, në postimin e tij, ka theksuar rëndësinë e suksesit të gjilanasve:
“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, trajnerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në Kryeministri, u shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.”
Ai e ka cilësuar ndeshjen e radhës kundër AZ Alkmaar-it si vendimtare për vazhdimin e rrugëtimit historik të Dritës.
Bardh e kaltrit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presin gjigantin holandez, në një duel që mund të shënojë një tjetër kapitull të artë për futbollin kosovar.

