Shkeljet në trafik rriten, policia e Gjilanit shqipton mbi 1,400 gjoba

 

Shkeljet në trafik rriten, policia e Gjilanit shqipton mbi 1,400 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Stacioneve Policore, gjatë periudhës 05–11 dhjetor 2025, ka vazhduar me implementimin e planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Brenda kësaj jave, policia ka shqiptuar gjithsej 1,418 gjoba për shkelje të ndryshme të trafikut.

Aktivitetet e ndërmarra

Gjatë periudhës raportuese janë realizuar këto veprime: 19 aksidente trafiku me dëme materiale janë hetuar; 14 aksidente trafiku me të lënduar; 20 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë ngasjes; 28 gjoba për modifikim të automjeteve (folije të errëta); 45 masa ndalimi për drejtim të mjeteve motorike, për shkelje të rënda në trafik.

Apel për siguri në komunikacion

Policia e Gjilanit u bën thirrje të gjithë ngasësve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim parandalimin e aksidenteve: ulni shpejtësinë, mos përdorni telefonin gjatë ngasjes, vendosni rripin e sigurimit, respektoni këmbësorët, mos e injoroni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për të ulur numrin e aksidenteve dhe për të mbrojtur jetën.

Shpërndaj me të tjerët