Kryetari Hyseni zhvillon takim bashkëpunues me drejtues të AKP-së në Turqi

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon agjendën e tij të takimeve zyrtare gjatë vizitës në Turqi.

Ai ka njoftuar ndjekësit për një takim të rëndësishëm me drejtues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në komunën Osmangazi.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, kryetari Hyseni ka zhvilluar një takim me Kryetarin e AKP-së në Komunën Osman Gazi, z. Adnan Kurtuluş.

Sipas tij, biseda është mbajtur në një atmosferë miqësore dhe me synim të qartë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Hyseni ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet komunave, përfshirë shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale dhe iniciimin e projekteve të përbashkëta që do të sjellin përfitime për qytetarët e të dyja komunave.

“Këto takime janë të rëndësishme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve institucionale”, ka theksuar Hyseni, duke shtuar se bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

Shpërndaj me të tjerët